AKTUALITET, 16 Mars 2019, 16:13

Braçja i drejtohet Bashës pas protestës: Nuk ke popull Lulzim...

Zv. Kryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, ka reaguar pas protestës së opozitës. Ai i drejtohet Lulzim Bashës, duke i thënë  "nuk ke popull", pra se opozitën nuk e ndjek populli në protestë. Pavarësisht se situata e kërkon këtë reagim, komenti i Braçes duket mjaft i sforcuar, pasi numri i protestuesve në bulevard, ishte i dukshëm për gjithëkënd. (shih fotot më poshtë). Postimi i Braçes:  “Kaq je Lulzim, vec kaq! Nuk ke popull dhe ky eshte problemi yt! E di pse? Sepse Ti dhe Ju e keni vjedhur e vrare Popullin! E keni bere si kerkush para e pas jush! A ju kujtohet 15Marsi? A ju kujtohet Gerdeci? Ka Zot lart! Ka Popull te tij ne toke!”- shkruan Braçe
 
View this post on Instagram
 

A post shared by Erjon Brace (@erionbrace) on

/TPZ.al/