TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish-kryeministri Sali Berisha nuk është parë gjatë protestës së sotme, ku opozita organizoi protestën marshim, duke i ardhur përqark Kryeministrisë, Parlamentit dhe për t’u rikthyer më pas në selinë e PD-së.
Berisha nuk ka marrë pjesë e marshimit, por ai është shfaqur një moment teksa dilte nga banesa e tij afër Kryeministrisë, ndërkohë që nuk ka shoqëruar Bashën dhe Kryemadhin në lëvizjet e tyre.
Por ish-lideri i PD-së është shfaqur para godinës së Parlamentit dhe kur Policia ka filluar të hedh gazin lotsjellës me shumicë, madje duke e çuar deri tek lokalet e 5 majit. Berisha është parë të largohet me shoqëruesit e tij besnik.

