TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Në protestën më të madhe të opozitës zhvilluar sot në Tiranë pati disa momente tensioni me policinë, e për pasojë disa prej pjesëmarrësve u lënduan.
Si pasojë e përdorimit të gazit lotsjellës shumë prej tyre përfunduan në gjendje të rënduar shëndetësore në spital.
Ish-deputeti Luçiano Boçi publikon pamje nga spitali, duke treguar gjendjen e protestuesve të lënduar, madje sipas tij, njëri prej tyre ka humbje shikimi dhe komplikacione në frymëmarrje sulmuar nga afër me pistoletë lëndë-hedhëse, drejt e në sy.
Statusi:
Brutaliteti i policisë, me përdorimin e lëndëve helmuese, mbi protestuesit ka sjellë dëmtime serioze për ta.
Junta ushtarako-policore e Ramës ka ushtruar dhunë dhe ka goditur qytetarët.
Kodhel Çala është sulmuar nga afër me pistoletë lëndë-hedhëse, drejt e në sy.
Ka humbje shikimi dhe komplikacione në frymëmarrje.
Flamurmbajtësi, i veshur me simbolet e flamurit, Ago Nuhaj, goditet dhe ai.
Gjendja shëndetësore është e agravuar me shikimin dhe frymëmarrjen.
Ky është regjimi i “hajdutit” psiqik.
Fundi është afër!