AKTUALITET, 16 Mars 2019, 14:56

Rama, replika me komentuesit: Nuk jemi në kohën e froneve

Ndërsa opozita ndodhej në protestë, kryeministri Edi Rama ka nisur replikat me komentuesit në profilin e tij në Facebook.

Një qytetar e kritikon kryeministrin për largimin e tij nga Tirana sa herë që ka protesta.

“Një burrë shteti duhet të rri në fronin e tij,  tregon që s’je njeriu duhur”- i shkruan ai. Ndërsa Rama i përgjigjet se sot jetojmë në kohën e punës e jo të froneve.

Një tjetër komentues e quan Ramën si iniciator të përçarjes së Kosovës, ndërsa kryeministri i përgjigjet me ironi se ndërsa lexon fjalë të tilla s’ka se si mos kujtojë shprehjen se çdo pyll ka derrat e vet, çdo vend ka veshëgjatët e vet.

Më poshtë disa nga replikat e kryeministrit me ndjekësit e tij në Facebook.