BOTA, 12 Prill 2019, 19:25

SHBA/ Vetëm për një minutë, gjykata ‘shtyn’ dënimin me vdekje për të burgosurin

SHBA/ Vetëm për një minutë, gjykata ‘shtyn’


Christopher Lee Prince u dënua me vdekje në vrasjen e pastorit, Billy Lynn në vitin 1991, mori një tjetër mundësi të minutës së fundit nga një gjykatë federale, duke shtyrë ekzekutimin e tij.

Gjykata Supreme e SHBA-ve mori vendimin për dënimin e tij në datën 11, por data kaloi ndaj dënimi me vdekje nuk u krye. Shteti i Alabama-s tani do të duhet të kërkojë një datë të re përmbarimi nga një gjykatë shtetërore. I burgosuri 46-vjeçar i dënuar me vdekje argumentoi se protokolli vdekjeprurës i injektimit të shtetit ishte “i bllokuar” në raste të tjera dhe ai kërkoi që ai të merrte vdekjen me të gazit azotik. Shteti ka autorizuar metodën alternative, por nuk ka zhvilluar ende një procedurë. Më 1991, Lynn, 57- vjeç, ishte në shtëpinë e Fayette County, duke vendosur poshtë pemës dhuratat e Krishtlindjeve për nipërit e mbesat kur ai u vra nga Price, me një thikë.

Avokatja, Kay Ivey u shpreh: “Këtë mbrëmje shteti i Alabama-s dëshmoi një tjetër gabim të drejtësisë për vetëm një minutë drejtësia nuk funksionon. Krimi i tmerrshëm largoi babain nga një familje dhe dënimi nuk është dhënë ende edhe sot pas 30 vitesh.” -tha Ivey në një deklaratë, sipas New York Post.