TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një 75-vjeçar është vrarë në Florida nga një zog i madh që kishte në pronësi. Shefiri i qarkut Alachua tha për BBC se ata ishin thirrur në pronën e burrit të premten dhe e kishin gjetur burrin të plagosur nga zogu i madh “Casuar” (Struthio casuarius), një zog që e ka origjinën nga Guinea e Re e që arrin deri në 1.8 m lartësi dhe 60 kg peshë.
Viktima Marvin Hajos u dërgua në spital por vdiq nga plagët e shumta.
Policia paraprakisht ka bindjen se bëhet fjalë për një aksident tragjik. Hajos mbante kafshë ekzotike, për dekada, si lama. Zogu që e vrau është i ngjashëm me një struc.
“Casuar” përfshihen ndër zogjtë më të rëndë dhe më të shpejtë në botë.
