TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një qen besnik, i cili ka pritur në një rrugë për më shumë se 80 ditë pasi pronari i tij vdiq,ka ka pushtuar zemrat e komuniteteve online në Kinë.
Videoja e qenit në mes të rrugës në Hohhot, Mongoli, është parë 1.4 milionë herë në blogun popullor Sina Weibo.
Faqja e internetit të Kinës Pear Video, raporton se qeni është parë në rrugë çdo ditë që kur pronari i tij vdiq më 21 gusht.
Një shofer taksie tha se njerëzit përpiqen të ndihmojnë, por qeni ikën sa herë që i afrohet dikush.

"Shoferët shpesh herë mundohen ti japin ushqim, por kur dalim nga makina, ai largohet", tha ai.
"Ky qen i vogël ka qënë shumë i ngjitur mbas pranarit të tij. Pasi u vra, ai ka qëndruar atje pa lëvizur asnjëherë''.
"Çdo ditë është në rrugë, gjithmonë e shoh. Marrëdhënia midis njeriut dhe qenit është kaq e mrekullueshme."
Video është xhiruar më 10 nëntor në Sina Weibo, faqja e përdorur në vend të Twitter apo Facebook në Kinë, ku përdoruesit kanë komentuar rreth "besnikërisë" së qenit. /TPZ.AL/