TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Sheshet ikonë të Venecias kanë mbetur të mbuluara me ujë pasi tre të katërtat e qytetit janë zhytur pas një stuhie që solli erëra të forta, rriti nivelet e ujit dhe rrëzuan pemët.
Nivelet e ujit u rritën më shumë se pesë metra gjë e pazakontë për qytetin e famshëm turistik italian. Niveli i ujit arriti kulmin të hënën dhe ishte më i larti i arritur që nga dhjetori 2008, sipas statistikave të qytetit.
Ato tejkaluan rrugicat e ngritura në qytet ndërsa pjesa më e madhe e sistemit të famshëm të autobusëve të ujit u mbyll gjithashtu.
Duke folur të hënën, kryebashkiaku Luigi Brugnaro tha se një seri barrierash nënujore do të kishin parandaluar ngritjen e niveleve të ujit.
Ky projekt, i quajtur “Moisiu”, është vonuar shumë dhe shkak për këtë janë bërë faturat që i kanë kapërcyer parashikimet dhe skandalet e korrupsionit.
Pjesa më e madhe e Italisë është nën alarm për përmbytje pas shirave të dendura që kanë goditur vendin që prej së dielës.


