TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Alesandro Romanjoli është heroi i ri i Milanit. Mbrojtësi italian ka shënuar sërish në shtesë për t’i dhënë fitoren zikaltërve. Pasi ndëshkoi Xhenoan javën e shkuar, Romanjoli është bërë protagonist sërish, pasi në shtesë ka ndëshkuar dhe Udinezen.
Ndeshja nisi si mos më keq për djemtë e Gatuzos, që humbën shërbimet e Gonzalo Higuainit. Sulmuesi argjentinas u dëmtua dhe u zëvendësua që në minutën e 35′. Milani bëri pak për ta fituar sfidën, por një karton i kuq nga Udineze rriti moralin te kuqezinjtë, që besuan deri në fund dhe shënuan.
Kjo fitore është shumë e rëndësishme për Gatuzon dhe të tijtë, që vazhdojnë ngjitjen në Serie A dhe tashmë marrin sërish vendin e katërt në renditje.
Udineze – Milan 0-1 (Romanjoli 90+6′)