TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një ngjarje që i njollos CV-në: zbritja në Championship e Stoke i ka kushtuar shumë Shaqirit. Ish-lojtari i Bayern Munich dhe Inter po lodhet më shumë se sa parashikohej te Liverpool, ku është vetëm pak më shumë se një rezervë. Diçka shumë e ndryshme nga pritshmëritë e tij.
Futbollisti zviceran me origjinë nga Kosova, duke folur për Mirror, ka kërkuar respekt për të kaluarën e tij. Është e vërtetë që ka luajtur në kategorinë e dytë angleze, por duket se nga ana tjetër po kalon në heshtje një tjetër fakt i rëndësishëm. “Zbritja nga Premier League me Stoke ishte një eksperiencë shumë negative për klubin dhe unë shpresoj që ata të kthehen shpejt në Premier. Pavarësisht asaj që ka ndodhur, unë jam dhe mbetem një fitues i Ligës së Kampionëve. Mendoj se meritoj të respektohem. Njerëzit duhet të kujtohen se ku kam luajtur dhe për cilësitë e mia. Kam luajtur në një nga skuadrat më të mëdha në botë, me Bayern Munich. Pra sigurisht që nuk ndjej aspak presion kur vesh fanellën e Liverpool”.
Për sa i takon Champions League, përfaqësimin më të mirë në Europë, Shaqiri e ka bërë kundër Crvena Zvezda, ku në kthim për të parashikohet një sfidë e nxehtë. “Mendoj se jam gati, M’u desh kohë për të kuptuar atë që donte trajneri, por tani kam një raport të mirë me të dhe kolegët. Është bukur të jesh sërish në Champions League. Është ajo që doja”.
Futbollisti shqiptar ka folur për gjithçka, pa përjashtuar edhe pyetjet më delikate si festimi i golit në “Rusi 2018”: me shqiponjën në nderim të simbolit të origjinës së tij kosovare, një gjest të cilin e ka bërë gjatë ndeshjes Zvicër-Serbi. Dhe së shpejti Liverpool do të shkojë ne Beograd. “Ajo që ndodhi në Kupën e Botës ka kaluar. Futbolli është futboll dhe politika është politikë. Unë do të shkoj në Beograd, nuk shkoj të bëj asgjë tjetër veçse të luaj futboll. Crvena Zvezda është një kundërshtar i rëndësishëm dhe fitorja ndaj tyre do të na afronte me 1/8 e finaleve”.