AKTUALITET, 4 Nëntor 2018, 21:51

Aksident në aksin Fushë Krujë-Milot, tre të plagosur! Detajet

Aksident në aksin Fushë Krujë-Milot, tre të plagosur!

Një aksident i rëndë ka ndodhur gjatë mbrëmjes së sotme në aksin Fushë Krujë –Milot, ndërsa janë plagosur tre persona.

Mësohet se të plagosurit janë nga Fieri dhe janë dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë për ndihmë mjekësore.

Në aksident janë përfshirë mjeti tip ‘Fiat’ me targa italiane i cili është përplasur ‘kokë më kokë’ me një mjet tip ‘Golf’.

Të plagosurit janë Arbër Gjini 33-vjeç, Trifon Gjini 63-veç dhe Lena Gjini 55-vjeçe, të tre nga e njëjta familje.

Nuk dihen ende shkaqet dhe motivet e aksidentit, por forca policie në vendgjarje kanë nisur hetimet.