AKTUALITET, 4 Nëntor 2018, 19:05

Chelsea i pandalshëm, Sarri barazon rekordin në Angli

Chelsea i pandalshëm, Sarri barazon rekordin në Angli

Chelsea arrin të fitojë pastër në “Stamford Bridge” teksa ka mundur Crystal Palace me rezultatin 3-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e 11-të në Premier League, me golat e shënuar nga Moratta (dy) dhe Pedro.

Te besuarit e Maurizio Sarrit sapo kanë hipotekuar ndeshjen e 11-të pa humbje në kampionat duke barazuar rekordin që mbahej nga Frank Clark prej 24 vitesh gjatë edicionit 1994-95. Të parët që kaluan në avantazh ishin “Blutë”, ku spanjolli Moratta mori një top në zonë dhe me mjeshtërinë prej një sulmuesi të denjë e çoi atë në rrjetë.

Më këtë rezultat minimal skuadrat shkuan drejt dhomave të zhveshjes, ndërsa në pjesën e dytë miqtë vendosën baraspeshën me Townsend në minutën e 53’, ku udhëhoqën një aksion të bukur dhe anglezi shmangu perferkt mbrojtësin brazilian David Luiz dhe portierin Arrizabalaga me një goditje të fuqishme.

Megjithatë, ky barazim nuk zgjati shumë, pasi sulmuesi spanjoll shënoi të dytin në minutën e 65’ pas një topi të ardhur nga një goditje dënimi. Gjithashtu, pas pesë minutash për të tretin mendoi Pedro, i cili përfitoi nga një top i ardhur në zonë për të tundur fort portën kundërshtare, shkruan SP.

Gjithsesi, me këtë fitore, Chelsea ruan vendin e dytë në klasifikim me 27 pikë, dy më pak se Manchester City, i cili shkatërroi me rezultatin 6-1 pak më parë Southampton-n. Ndërsa, Crystal Palace grumbullon vetëm 8 pikë dhe ndodhet në vendin e 14-të.