AKTUALITET, 4 Nëntor 2018, 18:46

Një shqiptar i paguar vrau në Athinë, bosin e mafias australiane

Një shqiptar i paguar vrau në Athinë, bosin e mafias australiane

John Macris, një nga emrat e njohur në Australi si kreu i një prej organizatave mafioze u vra gjatë kësaj jave në Athinë. Por mediat vendase shkruajnë se ai u eliminua nga shqiptar që punon si vrasës me pagesë. Kjo vrasje mund të ketë lidhje edhe me 6 të tjera të ndodhura gjatë këtij viti në kryeqytetin grek dhe që lidhen me përplasjen e grupeve mafioze.

Videoja e marrë nga kamerat e vëzhgimit të instaluara jashtë shtëpisë së Macris tregon se autori është rreth 170 centimetra i gjatë. Ai mbante një kapele dhe iu afrua Macris në këmbë. Trupi 46-vjeçarit do të fluturojë në Australi për ceremoninë e varrimit. Ai jetoi 7 vjet në Athinë ku kishte ndërtuar një jetë të re. Macris kishte një profil të ulët në Greqi dhe doli në vëmendjen e publikut në vitin 2016, kur u martua me yllin e TV, modelen ukrainase Viktoria Karynda.

Ceremonia mori vëmendjen e medieve. Macris ishte dënuar disa herë në vendin e tij për trafik droge ndërsa në Greqi nuk kishte dosje kriminale. Grupet kriminale në Greqi janë të njohur për përfitimet nga portet dhe ishujt e shumtë të vendit. Ata shfrytëzojnë pozicionin gjeografik të vendit midis Evropës dhe Lindjes së Mesme për të vepruar si një urë për drogë të paligjshme në rrugën e tyre drejt kontinentit.