BALLKAN, 18 Tetor 2017, 15:14

Serbia mund të heqë Kosovën nga Kushtetuta e saj

Serbia mund të heqë Kosovën nga Kushtetuta e saj

Njoftimi i presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç se propozimi për zgjidhjen e çështjes së Kosovës do të përfundojë në muajin mars, ka bërë që në shtetin serb të ketë diskutime se cila do të jetë kjo “zgjidhje e dhimbshme” e Vuçiçit.

Burime diplomatike të gazetës serbe “Danas”, që është njëra nga mediat më të besueshme në Serbi, kanë thënë se kjo mund të jetë e lidhur me ndryshimet kushtetuese në Serbi.

Kjo gazetë raporton se propozimi për Kosovën do të nënkuptonte një ndryshim të kushtetutës  në Serbi ku thuhet se “Kosova është pjesë e Serbisë”, dhe se “ka autonomi substanciale në kuadër të shteti sovran serb.

TPZ.AL