BOTA, 2 Dhjetor 2017, 11:10

Senati miraton projektin historik për uljen e taksave, një fitore për Trump

Senati miraton projektin historik për uljen e taksave, një fitore

Presidenti amerikan, Donald Trump arriti gjatë mbrëmjes së djeshme një fitore të çmuar pas miratimit nga Senati të reformës historike fiskale që konsiston në një ulje gjigante të taksave.

Ky tekst, i miratuar me 51 vota pro dhe 49 kundër, do të harmonizohet para fundit të dhjetorit me versionin e miratuar më 16 nëntor nga Dhoma e Përfaqësuesve.

Kjo është reforma e parë e madhe e mandatit të 45-të të presidentit të SHBA-së, që nuk ka arritur të mbajë angazhimin e tij për shpërbërjen e ligjit mbi sistemin e shëndetësisë të Barack Obama.

“Për herë të parë që prej vitit 1986, Dhoma dhe Senati miratuan një reformë të madhe fiskale. Një rast i tillë shfaqet vetëm një herë në një gjeneratë”, shprehet presidenti republikan i Dhomës së Përfaqësuesve, Paul Ryan.

Maxhoranca do të kërkojë që të hënën krijimin e një komisioni dydhomësh të ngarkuar për të krijuar një kompromis mes dhomave të Kongresit.

Më pas secial dhomë do të rivotojë para fundit të vitit versionin përfundimtar të reformës.