TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Avionët luftarakë të Izraelit kanë lëshuar raketa mbi bazat ushtarake siriane pranë kryeqytetit Damask, njoftuan sot forcat e regjimit.
“Gjashtë raketa u lëshuan dje në mbrëmje në drejtim të objekteve në jug të Damaskut, duke shkaktuar një zjarr të madh. Forcat siriane të mbrojtjes ajrore arritën të neutralizojnë disa nga raketat”, sipas burimeve të ushtrisë.
Autoritetet në Damask dhe Tel Aviv nuk kanë dhënë ndonjë informacion mbi numrin e viktimave të mundshme.
Sulmi i raportuar u krye disa javë pasi sateliti arriti të kapte disa pamje ku shfaqej një qendër e forcave iraniane në zonën e Al Qiswa në jug të Damaskut