BOTA, 1 Dhjetor 2017, 12:28

FOTOT/ Anglia zbardhet nga bora, temperaturat arrijnë në -10 gradë celcius

1 Dhjetori solli zyrtarisht dimrin në Angli, edhe pse fatmirësisht temperaturat nga -1o që u shënuan mbrëmë u rritën, rreth 6 gradë, Megjithatë, meteorologët bëjnë thirrje që të tregohet kujdes pasi reshjet e dëborës do vijojnë. Dëbora e parë për këtë vit u shënua edhe në Anglinë lindore.

Ndërkohë, në zonat e Durhamit dhe Darlingtonit është bërë paralajmërimi se dëbora dhe akulli do vazhdojnë edhe ditën e sotme, duke bërë lëvizjen e mjeteve të rrezikshme. Meteorologu Craig Snell  dha njoftimin se sot do jetë pak më ngrohtë se dje, megjithatë situata është e vështirë. Ndërkohë në Skoci dhe në Uells ka reshje shiu. Metro.