AKTUALITET, 23 Janar 2019, 18:20

22 pako drogë në gomën rezervë, arrestohet nga policia shtetasi serb

22 pako drogë në gomën rezervë, arrestohet nga policia

Gjatë kontrollit në mjetin tip “Peugeot 307″, me targa të Republikës se Serbisë, të cilin e drejtonte M.SH. 54 vjeç nga Paraqini, policia e Malit të Zi gjeti 22 pako me drogë.

Gjate kontrollit të mjetit, droga u zbulua në pjesën e gomës rezervë. Policia malazeze ka ndaluar shtetasin serb.

Ndërkohë në 12 kilogramë kanabis janë sekuestruar ditën e sotme në fshatit Koplik i Sipërm. Lënda narkotike është gjetur e braktisur pasi autorët janë larguar. Dyshohet se lënda narkotike kishte destinacion Malin e Zi e më pas Europë.