AKTUALITET, 19 Shtator 2019, 08:38

FOTO/ Humbën dritën e syve, familjarët e Elona Kobures mes skamjes, nxjerrin në shitje shtëpinë, apeli për ndihmë


Pak ditë më parë humbi jetën në Turqi, 15-vjeçarja Elona Koburja e cila preku zemrat e të gjithëve. 15-vjeçar vuante nga një sëmundje e rrallë dhe u bë shumë e njohur, pasi shumë të shqiptarë u sensibilizuan që të mblidhnin para për kurimin e saj, por fatkeqësisht nuk ia doli mbanë.

Pas hidhërimit të madh, familja e saj ndodhet në gjendje të rëndë ekonomike. Arbër Hajdari i “Fundjava ndryshe” ka treguar se, familja e Elonës ka nxjerrë në shitje edhe banesën e tyre pasi janë shumë të varfër.

“Kur hyra në shtëpinë e tyre sot, në murin e shtëpisë i cili tregonte qartazi mundimin e kësaj familje për ti dalë në ballë jetës, shkruheshe SHITET SHTËPIA! Familja prej disa muajsh, prej hallit të madh të vajzës kishte nxjerrë dhe këtë strehëz në shitje.”,-shkruan Hajdari në profilin e tij në Facebook.

Ai bën thirrje për të ndihmuar familjen Koburja, të cilës i duhet një shtëpi e re për të rritur tre fëmijët e tjerë.

Postimi i plotë:

Sot përcollëm Elonën për në banesën e fundit.

Qofsh e parajsës engjëll i vogël. Nuk mund të rri pa thënë disa gjëra që me vranë në shpirt. Familja Kuburja, një familje puntore, e urtë, jetojnë në zonën e Fushë Krujës. Babai i Elonës, Albani, një burrë zotni, punon aty pranë në një firmë për ti siguruar fëmijëve ushqimin.

Kur hyra në shtëpinë e tyre sot, në murin e shtëpisë i cili tregonte qartazi mundimin e kësaj familje për ti dalë në ballë jetës, shkruheshe SHITET SHTËPIA!

Familja prej disa muajsh, prej hallit të madh të vajzës kishte nxjerrë dhe këtë strehëz në shitje.

Më bëri përshtypje, pastërtia, midis gjithë asaj varfërie. Këto janë njerëzit puntorë, të ndershëm të këtij vendi!

Humbje madhe në familjen e tyre, Elona, por familja ka dhe 3 ëngjëj të tjerë, ndaj sot nisëm fushatën për ti ndërtuar familjes Kuburja një shtëpi të re.

Bashkë jemi më të fortë, bashkë mund ti mposhtim vuajtjet. Ju lutem shpërndajeni!

Më poshtë mënyrat sesi mund të ndihmoni familjen Koburja:

+355688089999

https://www.gofundme.cOm/nje-shtepi-te-re-per-familjen-kubu…

Paypal : [email protected]

Paypal – Credit Cards : https://ffn.al/en/donate-2/

FUNDJAVE NDRYSHE

NR I LLOGARISE – MONEDHA – IBAN

0011184027 – ALL – AL76202110130000000011184027

0021184027 – EUR – AL61202110130000000021184027

0031184027 – USD – AL46202110130000000031184027

SWIFT CODE – SGSBALTX

EMRI I BANKES – RAIFFEISEN BANK SHA