TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Forcë karakteri nga Atletico e Madridit në ndeshjen hapëse të fazës së grupeve të Championsit, që rikuperoi dy gola ndaj Juventusit, për të marrë pikën e parë në Grupin D.
Të gjithë golat e sfidës u shënuan në pjesën e dytë. Cuadrado dhe Matuidi i dhanë epërsinë e dyfishtë Juves, por Savic dhe Herrera i mohuan skuadrës së drejtuar nga Maurizio Sarri fitoren e parë në grup.
Po në Grupin D Bayer Leverkuseni “ra” në shtëpi ndaj Lokomotivës së Moskës me rezultatin 1-2.
Coman, Lewandowski dhe Muller ishin autorët e golave të Bayernit në fitoren 3-0 ndaj Zrvena Zvezdas, me bavarezët që marrin kreun e Grupit B.
Atalanta mori një mësim të mirë nga Dinamo e Zagrebit në ndeshjen debutuese në Champions me rezultatin e thellë 4-0, ndërsa Manchester City, në të njëjtin grup, fitoi 0-3 në fushën e Shaktar Donjeck.
Champions League
Grupi A
Bryzh-Gallatasaraji 0-0
PSG-Real Madrid 3-0
Grupi B
Olimpiakos-Totenhem 2-2
Bajern-Crvena Zvezda 3-0
Grupi C
D.Zagreb-Atalanta 4-0
Shakhtar-Man.Siti 0-3
Grupi D
Atletiko-Juventus 2-2
Leverkusen-L.Moskë 1-2