SPORT, 29 September 2026, 22:29

SAN MARINO-SHQIPËRI/ Vjen edhe goli i Manajt, sulmuesi shënon të tretin për kuqezinjtë

Shqipëria ka shënuar edhe golin e tretë ndaj San Marinos në sfidën e Nations League.

Në minutën e 65-të, kuqezinjtë kanë gjetur rrjetën me anë të Rey Manajt, i cili ka thelluar avantazhin e Shqipërisë në 0-3.

Pas golave të Mehmetit dhe Uzunit në pjesën e parë, Manaj ka vulosur edhe më tej epërsinë e kuqezinjve, të cilët po zhvillojnë një ndeshje të kontrolluar ndaj San Marinos.