TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Shkallët e Air Albania janë mbushur me emocione mbrëmjen e sotme, por jo vetëm për shkak të përballjes Shqipëri-Bjellorusi në kuadër të Ligës së Kombeve.
Të gjitha çështjet e nxehta të aktualitetit në Shqipëri dhe përtej kufijve janë pasqyruar edhe nga tifozët, të cilët kanë përcjellë mesazhet e tyre përmes thirrjeve dhe banderolave.
“Rama, jep dorëheqjen!”, “Arrestoni Ramën” dhe “Prangat e përkohshme, historia e përjetshme” ishin disa nga mesazhet e forta që u shfaqën në Air Albania gjatë mbrëmjes.
Me sa duket, sporti nuk mund të ndahet lehtësisht nga aktualiteti i shqiptarëve, qoftë brenda Shqipërisë, qoftë përtej kufijve të saj.
Thirrjet dhe banderolat e tifozëve i kanë dhënë ngjyra të tjera mbrëmjes sportive, duke ndërthurur emocionet e fushës së gjelbër me zhvillimet dhe shqetësimet e aktualitetit.




