SPORT, 29 September 2026, 17:48

"Zgjohet” edhe Vinicius, Brazili i Ançelotit përmbys dy golat e Australisë në miqësore  

"Zgjohet” edhe Vinicius, Brazili i Ançelotit përmbys dy

Brazili ka luajtur sot miqësoren e dytë ndaj Australisë brenda pak ditësh, duke treguar se nëse yjet e skuadrës janë në formë, mund të kalojë vështirësi të mëdha.

Nëse pak ditë më parë iu desh një gol në shtesë për të shmangur humbjen në barazimin 1-1, sot “seleçao” ia doli që të fitonte me shifrat 4-2 me përmbysje, në një ndeshje ku më në fund u shfaq edhe Vinicius.

Sulmuesi kishte qenë në epiqendër të kritikave këto ditë për formën e dobët që po tregonte dhe kjo po përsëritej edhe në ndeshjen e sotme, ku golit të Vanderson iu përgjigjën ato të Çirkati dhe Metkallf në radhët e Australisë. Rafinja barazoi me penallti, ndërsa në pjesën e dytë nisi të zgjohej Vinicius i cili u bë gjithnjë e më i rrezikshëm në zonë kundërshtare.

Bruno Guimaraesh dhe në fund vetë Vinicius me penallti vulosën në pjesën e dytë dy golat e rezultatit përfundimtar 4-2 që duhet të kthejë pak entuziazmin në radhët e “seleçao” para ndeshjes së fundit kundër Indisë.