SPORT, 29 September 2026, 20:07

San Marino-Shqipëri, surpriza e madhe në formacionin kuqezi! Maran ndryshon skemën, ja 11-shja titullare

Liga e Kombeve sheh përsëri sot Shqipërinë të zbresë në fushën e lojës, me ndeshjen e dytë në grupin e saj, ku këtë herë përballet me San Marinon në stadiumin “Olimpico” të Serravales.

Kuqezinjtë e kanë nisur me këmbën e mbarë rrugëtimin e tyre pas fitores ndaj Bjellorusisë, ndërsa pritet që edhe sot të regjistrojnë një sukses përballë ekipit modest që mban vendin e fundit në renditjen e FIFA-s.

Trajneri Maran ka bërë rotacion të pjesshëm në ekip, duke lënë jashtë Ramadanin dhe Pilon, të ndëshkuar me karton të verdhë ndaj bjellorusëve. Në vend të tyre janë aktivizuar Shehu dhe Mitaj.

Ndërkohë, në sulm janë aktivizuar Mehmeti dhe Uzuni në vend të Hoxhës dhe Seferit, ndërsa surpriza e madhe është aktivizimi i debutuesit Sina në mbrojtje. Hysaj e nis ndeshjen nga stoli.

Veterani Berisha gjithashtu është ulur në stol, duke i lënë vendin Sherrit në formacionin titullar.

FORMACIONET ZYRTARE

SAN MARINO: Kolombo, Benvenuti, Rosi, Çevoli, Xhokondi, Xh. Kapikioni, Mularoni, L. Kapikioni, Lazari, Parikoti, Nani.

Trajner: Roberto Çevoli

SHQIPËRIA: Sherri, Sina, Ismajli, Gjimshiti, Mitaj, Shehu, Asllani, Mehmeti, Muçi, Uzuni, Manaj.

Trajner: Rolando Maran