SPORT, 26 September 2026, 21:29

Shqipëria 1-0 Bjellorusia/ Asllani nuk gabon nga pika e bardhë, kuqezinjtë kalojnë në avantazh (VIDEO)

Shqipëria ka kaluar në avantazh 1-0 ndaj Bjellorusisë në ndeshjen e vlefshme për Nations League.

Kuqezinjtë kanë fituar një penallti në minutën e 33-të, pas një ndërhyrjeje ndaj Gjimshitit. Nga pika e bardhë u paraqit Kristjan Asllani, i cili nuk gaboi dhe dërgoi topin në rrjetë, duke i dhënë Shqipërisë avantazhin.

Ndeshja po zhvillohet në një moment të rëndësishëm për kuqezinjtë, me trajnerin Maran që ka zgjedhur të hedhë në fushë formacionin më të mirë të mundshëm.

Takimi nisi në orën 20:45 dhe po gjykohet nga arbitri anglez Barrott.

Formacionet zyrtare

Shqipëria: Berisha; Hysaj, Ismajli, Gjimshiti, Pilo; Asllani, Ramadani; Seferi, Muçi, Hoxha; Manaj.

Bjellorusia: Lapoukhov, Pechenin, Tsikhamirau, Volkov, Kalinin, Ebong, Selyava, Gromyko, Malashevich, Kontsevoi, Barkovski.