TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kombëtarja e Kosovës ka pësuar disfatë në udhëtim te Austria, në kuadër të xhiros së dytë për xhiron e dytë të Ligës B së Ligës të Kombeve.
“Dardanët” nuk ishin në formën më të mirë për të pësuar humbje me rezultat 3-1.
Vedat Muriqi kishte rastin e artë për ta zhbllokuar rezultatin megjithatë dështoi keq nga afërsia.
Ishte David Affengruber që shënoi me kokë pas harkimit të Schmid për të kaluar Austrinë në epërsi (23’).
Ndërsa, kur Kosova po sulmonte, Austria krijoi një kundërsulm me Junior Adamu që shënoi në portën e zbrazur për të dyfishuar epërsinë (45+2’).
Kosova prapë dha shenja në fillimin e pjesës së dytë, por Muriqi sërish nuk ia doli ta mposhtë portierin vendas.
Nga një tjetër tollovi në mbrojtje, përfitoi Austria me të inkuadruarin Carney Chukwuemeka që shënoi nga afërsia (61’).
E tëra që bëri Kosova ishte goli i nderit i shënuar falë Edon Zhegrovës, që realizoi nga penalltia pasi Matoshi u faullua brenda 16-metërshit (83’).
Kësisoj, Kosova merr disfatën e parë në Ligën B kurse pas tre ditëve do të përballet me Izraelin në Hungari.