AKTUALITET, 31 Janar 2018, 12:26

Kush e propozoi për pozicionin në organizatën rajonale? Bregu: Kam aplikuar, por…

Ish-deputetja e PD-se, Majlinda Bregu reagon pas lajmit se asaj i është ofruar një post nga kryeministri Edi Rama për pozicionin në Këshillin e Bashkëpunimit rajonal.

Me një shënim në faqen e saj në Facebook, Bregu sqaron se ka aplikuar me emrin e saj për këtë pozicion.

Postimi i Bregut 

Po lexoj nje lajm qe paska marre dhene per aplikimin tim per pozicionin e Sekretarit te Pergjithshem, te Keshillit te Bashkepunimit Rajonal .

E para: PO! Kam aplikuar me emrin tim per kete pozicion. I cili eshte i pari i ketij niveli qe nese do ta fitoj, i jepet nje shqiptari.

E dyta! Nuk eshte pozicion qe varet nga qeveria shqiptare dhe per rrjedhoje nuk mund te ofrohet nga qeveria shqiptare. Nota duhet te percillet zyrtarisht nga Ministria e Jashtme sic ndodh me cdo kanditat nga vendet e tjera qe kane aplikuar.

Zgjedhja e Sekretarit te Pergjithshem eshte nje proces i gjate perzgjedhje, votimesh ne disa nivele nga te gjitha vendet e Evropes Juglindore dhe ku Komisioni Europian eshte partneri i tij kryesor. Sigurisht qe nuk i kushton asnje lek taksapaguesve shqiptare.

E fundit! Nese do ta fitoj kete pozicion, do te jete nje nder per mua, Shqiperine dhe Shqiptaret kudo ne rajon./TPZ.AL