AKTUALITET, 30 Shtator 2019, 09:07

Rusët protestë kundër Putin, policia nis arrestimet

Rusët protestë kundër Putin, policia nis arrestimet


Mijëra njerëz dolën në rrugët e Moskë për të protestuar në mbështetje të personave të arrestuar gjatë protestave politike të muajve të fundit. Sipas protestuesve, arrestimet janë një sulm kundër të drejtave të opozitës.

Seria e protestave në Rusi filloi në muajin korrik. Autoritetet ruse pretendojnë se të arrestuarit janë protestues që kanë shkelur ligjet e shtetit

Në zgjedhjet e shtatorit, lideri i opozitës Alexei Navalny u kishte bërë thirrje njerëzve të votonin taktikisht, në favor të të gjithë atyre që kundërshtonin partinë në pushtet, Rusia e Bashkuar.

Zgjedhjet e shtatorit shënuan një rënie të partisë së Putin.