TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Deputetja e opozitës parlamentare, Rudina Hajdari ka zbuluar se në mbledhjen e sotme të Këshillit Politik prej 30 minutave duhet që Listat e Hapura të hapen 100%.
Hajdari nuk bie dakord që 1/3 e Listave të jetë e mbyllur. Po ashtu Hajdari i bëri apel sërish opozitës jashtëparlamentare të jetë në tryezë.
"Opozita jashtëparlamentare duhet të ishte sot. Ne e kemi shumë të qartë se pse jemi në këtë tryezë. Duam të hapim Listat e Hapura 100%.
Në këtë mënyrë duhet patjetër që opozita parlamentare që kanë mbështetur parimin, duhet që listat të happen 100%, dhe jo 1/3 të jetë e mbyllur.
Ta kenë në dorë partitë nëse duan apo jo të mbyllen, por kandidatët duhet të dalin me ide dhe emra, dhe jot ë zgjidhen nga kryetarët, por nga populli."- tha Hajdari.