TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Në Belgjikë rastet e konfirmuara me koronavirus vijojnë që të shtohen, paralajmëruan zyrtarët e Shëndetit në vend.
Këshilli i Sigurisë Kombëtare në vend pritet që të mblidhet të enjten ku me shumë mundësi do të vendoset shtyrja e fazës së radhës të lehtësimit të masave anti-Covid.
“Situata nuk është pa zgjidhje, ne akoma kemi mundësinë që të ndryshojmë rrjedhën e ngjarjeve, por duhet të veprojmë shpejt,” u shpreh zëdhënësi Boudewijn Catry.
Numri mesatar i rasteve ditore me Covid-19 mes 12 dhe 18 korrikut në vend ishte 184.
Pra, bëhet fjalë për një rritje me 89% të rasteve mesatare me koronavirus krahasuar me javën nga 5 deri në 11 korrik. Numri i “riprodhimit” të virusit tashmë është 1.