AKTUALITET, 22 Korrik 2020, 14:12

Fitoi betejën me Covid 19, Avni Ponari kthehet në zyrë, me disa kilogramë më pak (Fotot)


Biznesmeni Avni Ponari, pas disa ditëve të vështira në përballje me Covid 19, ka arritur që ta mposhtë sëmundjen dhe gjatë ditës së sotme i është rikthyer rutinës së tij në zyrë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ponari shpreh falenderime për të gjithë ata që i kanë qendruar pranë në këto momente delikate, ndërkohë që shton se shpreson që kjo pandemi të përfundojë sa më shpejt.

“Perseri ne zyre, cdo gje ecen ne normalitet. Falenderoj familjaret e mi, miqte, koleget bashkepunetoret dhe te gjithe ata qe ndane me mua shqetesimin tim gjate ketyre ditëve. Uroj qe kjo pandemi botrore te mbaroj sa me shpejte”, shkruan Ponari në postimin e tij në rrjetet sociale.

Siç mund të shihet dhe në fotot e mëposhtme, Ponari ka humbur disa kilogramë, që është dhe një nga pasojat që lë Covid 19, rënia në peshë te personat e prekur.