AKTUALITET, 22 Korrik 2020, 14:57

Arrestohen dy persona në Vlorë, policia jep detajet

Arrestohen dy persona në Vlorë, policia jep detajet

Një 32-vjeçar, me iniciale L.O., është arrestuar nga policia pasi është kapur duke rrahur kunatin e tij në lagjen “Pavarësia 3”, Vlorë.

Ndërsa 31-vjeçari me iniciale S. L., u vu në prānga pasi u kap duke përgatitur një parcelë për mbjelljen e disa bimëve të dyshuara si canābis sativa.

“Policia ka arrestuar në flagrancë për “Dhūnë në familje” shtetasin L. O., 32 vjeç, banues në Levan, Fier, pasi është kapur në lagjen “Pavarësia 3” Vlorë duke ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj kunatit të tij, për motive të dobëta.

Policia ka arrestuar në flagrancë për “Kultivimin e bimëve narkōtike” shtetasin S. L., 31 vjeç, banues në Kaninë, Vlorë, pasi u kap në kushtet e flagrancës në një parcelë, të cilën e kishte përgatitur për mbjelljen e disa bimëve të dyshuara si canābis sativa.

Materialet iu referuan Prokurorisë Vlorë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.