TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Mes kryebashkiakut Erion Veliaj dhe presidentit të "Yldon Media Group", Ylli Ndroqi, po zhvillohet seanca e rradhës gjyqësore, në Gjykatën e Posaçme Antikorrupsion.
Veliaj edhe këtë herë nuk është paraqitur në gjyq.
Ora News njofton se kryebashkiaku ka kërkuar pajtim me zotin Ndroqi.
Artikulli i Ora News:
Tiranë- Kryebashkiaku Erion Veliaj nuk i është përgjigjur sërish thirrjes së Gjykatës së Posaçme Antikorrupsion.
Ndryshe nga seanca e shkuar në përballjen me presidentin e “Yldon Media Group” Ylli Ndroqi këtë herë ai është përfaqësuar nga vetëm një avokat.
Para trupës gjykuese përfaqësuesi ligjor i të zgjedhurit argumentoi se Veliaj nuk mund të ishte prezent për shkak të axhendës, ndërsa u shpreh se kryebashkiaku kërkon pajtim
Për këtë kërkesë z.Ndroqi deklaroi se konform ligjit duhet të jetë vetë z Veliaj, i cili në seancë pajtimi duhet të kërkojë falje për ato ç’ka thënë ndaj ndaj tij dhe gazetareve të RTV Ora dhe Ora News.
[caption id="attachment_432488" align="alignnone" width="1000"]
Ne foto: Presidenti i “Yldon Media Group” sot ne Gjykate, nderkohe i padituri Erion Veliaj nuk u paraqit.[/caption]
Në këtë situatë duke argumentuar se koha mes dy seancave të para ishte e shkurtër, avokati i Veliajt kërkoi që procesi të shtyhej në shtator çka bëri që trupa e Gjykatës së Posaçme Antikorrupsion të vendoste datën 8 shtator për seancën e rradhës.
Avokati Erind Mërkuri: Avokati i tij (i Erion Veliajt) parashtroi se nuk mund të paraqitej për shkak të angazhimeve publike dhe axhendës së ngjeshur për këtë arsye u kërkua dhe nga gjykata prania e tij për në seancën e 8 shtatorit në mënyrë që të realizohet procedura mes palëve në këtë drejtim. Ftojmë zotin Veliaj të jetë i pranishëm duke respektuar institucionin e gjykatës, për më tepër një gjykatë që ka dalë nga reforma në drejtësi.
Presidenti i Yldon Media Group paditi Veliajn pas shantazheve që ai u bëri gazetarëve të RTV Ora dhe Ora News, por dhe përgjigjeve ofenduese ndaj vete z Ndroqi duke deklaruar mjaft të pavërteta
Një tjetër padi në SPAK është ngritur dhe për moskallëzim krimi, pasi Veliaj pretendon se kanë tentuar gjobë si kryebashkiak.
[caption id="attachment_432489" align="alignnone" width="1000"]
Ne foto: Avokati i kryebashkiakut Erion Veliaj duke hyre sot ne Gjykate[/caption]