AKTUALITET, 22 Korrik 2020, 15:46

Rekord infektimesh në Kosovë, konfirmohen 241 raste pozitive, shkon në 150 numri i vīktimave

Rekord infektimesh në Kosovë, konfirmohen 241 raste pozitive, shkon

Kosova vijon të shënojë shifra të larta infektimesh me koronavirus, ku gjatë 24 orëve të fundit kanë rezultuar pozitivë 241 persona.

Instituti i Shëndetit Publik në Kosovë raporton se numri i viktimave ka shkuar në 150, ndërsa gjatë 24 orëve janë shëruar 142 të infektuar.

Njoftimi

143 TË SHËRUAR DHE 241 RASTE ME COVID-19!

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 419 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 241 raste pozitive.

Numri total i rasteve pozitive është 6.286 raste nga 32.375 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 150 raste të vdekjes, të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 143 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 3.369 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.762.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 86 raste, komuna Gjilan 21 raste, komuna Ferizaj 17 raste, komuna Podujevë 13 raste, komuna Viti 12 raste, komuna Mitrovicë 9 raste, komuna Vushtrri 9 raste, komuna Gjakovë 9 raste, komuna Fushë Kosovë 8 raste, komuna Kamenicë 8 raste, komuna Lipjan 8 raste, komuna Prizren 8 raste, komuna Rahovec 6 raste, komuna Obiliq 4 raste, komuna Drenas 3 raste, komuna Kaçanik 3 raste, komuna Klinë 3 raste, komuna Shtime 3 raste, kurse nga 2 raste komunat: Pejë, Malishevë Skenderaj, Suharekë dhe nga 1 rast Deçan, Zubin Potok dhe Dragash.

https://www.facebook.com/IKSHPK/posts/2926782724116379