AKTUALITET, 22 Korrik 2020, 16:07

EMRI/ Shpallet ‘non grata’ iraniani i rrezikshëm në Shqipëri, ja përse akuzohet

EMRI/ Shpallet ‘non grata’ iraniani i rrezikshëm në

Njësia e Antiterrorit ka shpallur non grata një shtetas iranian, i cili mbahet në një qendër pritëse në Vorë.

“News24” raporton se Antiterrori e ka cilësuar iranianin njeri me rrezikshmëri të lartë, që vëzhgonte opozitën iraniane (MEK), e cila është vendosur në Manëz.

Gjithashtu, ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, ka firmosur urdhrin për dëbimin e iranianit Dabiel Kassraee për 15 vite nga Shqipëria.