TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Rudina Hajdari, deputetja që vendosi të qëndrojë në Kuvend, duke dalë kundër vendimit të Partisë Demokratike, ka qenë e ftuar në emisionin "Open", ku ka deklaruar se vendimi i opozitës për djegien e mandateve parlamentare, është një atentat ndaj demokracisë shqiptare.
Hajdari tha se ky vendim i opozitës nuk është mbështetur nga ndërkombëtarët dhe se deputetetët kanë detyrimin të qëndrojnë në Kuvend për të përfaqësuar qytetarët.
Hajdari u pyet lidhur me kryetarin e PD-së, Lulzim Basha, për të cilin tha se i ka parametrat për të qenë lider por ka marrë vendim të gabuar.
"E kam mbështetur dhe mendoj se Basha ka të gjitha parametrat për të qenë lider, por në rastin konkret, është një moment i vështirë për Shqipërinë dhe duhet të reflektojmë gjatë, nuk mund të marrim këto lloj vendimesh".
/TPZ.al/