AKTUALITET, 17 Maj 2018, 09:14

Audiopërgjimi i Agron Xhafajt, Prokuroria thërret për të dëshmuar 2 deputetët e PD-së

Audiopërgjimi i Agron Xhafajt, Prokuroria thërret për të

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka thirrur për dëshmi në lidhje me audioregjistrimin e vëllait të ministrit Xhafaj, tre deputetët e PD-së, që e bënë publike pak ditë më parë.

Në Prokurori do të dëshmojnë ditën e sotme, në orën 10:30, deputetët Ervin Salianji, Enkeljd Alibeaj dhe zyrtari i PD, Gazment Bardhi. Kjo lëvizje e Prokurorisë vjen një ditë pasi sekuestroi audioregjistrimin e PD-së.

Dy ditë më parë, Prokuroria e Krimeve të Rënda dërgoi një oficer të Policisë Gjyqësore që të sekuestronte audioregjistrimin. Materiali është dërguar jashtë vendit për ekspertizë të specializuar, për të provuar nëse ka pasur ndërhyrje në të.

Gjithashtu, në Prokurori është administruar edhe një material zanor nga Agron Xhafaj, që të bëhen krahasimet për zërin nëse realisht i përket atij. Ky i fundit është nisur me avokatin në Itali, për t’u sqaruar me autoritetet italiane në lidhje me dënimin e marrë atje vite më parë. Ai madje e njoftoi këtë lëvizje përmes një letre publike.