TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministri Edi Rama vijon të shprehë palëkundshmërinë për shembjen e godinës ekzistuese të Teatrit Kombëtar, duke shfrytëzuar mungesën e unitetit në radhët e komunitetit të artistëve.
Në vazhdën e postimit gati të përditshëm në rrjetet e tij sociale të citimeve të disa prej figurave të artit skenik dhe të kinematografisë shqiptare, që kanë shprehur dakordësinë për zbatimin e projektit për ndërtimin e një Teatri të ri, Rama ka zgjedhur që për “serinë” e sotme të ndajë me ndjekësit mendimin e aktorit, Bujar Asqeriu.
Ky i fundit ka qenë një prej qendrestarëve më të zëshëm kundër shembjes së TK-së, madje në një debat të transmetuar “live” me ish-ministren e Kulturës, Mirela Kumbaro, iu drejtua i shpenguar dhe me moskokëçarje titullares:
“Duajeni Teatrin zonja Ministre, nuk bëhet me po***ë teatri, por me lekë”.
Gjithashtu, asokohe Asqeriu mbajti një deklaratë të ndjerë që u përhap dhe u duartrokit në formë virale, ku vinte theksin tek shpërfillja dhe nëpërkëmbja e politikës ndaj artit, gjë që kishte çuar për pasojë edhe në degradimin e një prej godinave më të rëndësishme të jetës kulturore.