AKTUALITET, 5 Gusht 2019, 17:08

Atentati në Vlorë, Berisha “zbulon” lidhjet: Ja bandat që fshihen pas tyre, policia u bën temena

Atentati në Vlorë, Berisha “zbulon” lidhjet: Ja bandat


Ish-kryeministri Sali Berisha me anë të një statusi në Facebook ka treguar se kush fshihet pas breshërive të automatikut të shkëmbyera mbrëmë në Vlorë.

Sipas Berishës, breshëritë u shkëmbyen midis miqve të Llanajve dhe Habilajve duke shkaktuar kaos.

“Në Vlorë ligjin dhe rendin e bëjnë bandat e lidhura me qeverinë ndërsa policia u bën temena,”-shkruan qytetari.

Postimi i plotë:

Atentati me një viktimë ka kthyer dhe njëherë frikën në qytetin e Vlorës. Arben Beqiraj, pronari i lokalit ka ndërruar jetë rreth orës 01:00 të mëngjesit të sotëm pasi kishte marrë 7 plumba.

Jashtë rrezikut për jetën janë Nesim Hodaj dhe Egert Beqiraj, nipi dhe djali i tij.

Në kërkim nga policia janë 4 persona. Autoret janë Eduart Xhezo, Ariel Kingji dhe dy vëllezërit Çelik e Geno Lena.