AKTUALITET, 5 Gusht 2019, 17:54

FOTO LAJM/ Zjarr në Gjirokastër, digjen 5 hektarë me kullota


Një zjarr ka rënë mbi fshatin Goranxi në Gjirokastër. Sipas informacioneve nga zjarri janë djegur 5 hektarë kullota.

Në vend ngjarje kanë shkuar forcat zjarrfikëse të cilët po punojnë për të vënë nën kontroll flakët.

Situata është kritike, pasi zjarri është shumë pranë pyllit të pishave të Goranxisë, të cilat janë Monument Natyror.