AKTUALITET, 5 Gusht 2019, 19:11

Tritoli ndaj Demajt, reagon Xhelal Mziu: Akt terrorist, pasqyra e këtij regjimi

Tritoli ndaj Demajt, reagon Xhelal Mziu: Akt terrorist, pasqyra e këtij


Kryetari në ikje i Bashkisë së Kamëz, Xhelal Mziu e ka cilësuar akt terrorist eksplozivin e vënë tek dera n/kryetarit Vendim Demaj.

Mziu tha se ishte fati i mirë i familjes dhe komshiut që nuk ishin prezentë në momentin e aktit që ai e ka cilësuar si terrorist.

“Po ndiqja nga mediat dhe më vjen mirë që opozita është sinjalizuesja. Kjo është ngjarje e rëndë që kalon në heshtje nga policia.

Besoj që është akt i pastër hakmarrje politike ndaj zotit Denaj duke qenë jo vetëm n/kryetar i bashkisë së Kamzës, por edhe anëtar i Këshillit Kombëtar, por edhe një aktor kryesor i këtyre protestave të 7 muajve të fundit.

Situata ishte fati i mirë i familjes së vendimit dhe komshiut dhe banorëve të tjerë që nuk ishin prezent në momentin e këtij akti terrorist.

Nuk di se çfarë mund të them tjetër, kjo është pasqyra e këtij regjimi, jo vetëm për fshehjen, por hakmarrje ndaj opozitës, e njerëzve nuk i bëjnë fresk qeverisë” tha Mziu.

Ngjarja është denoncuar sot nga Partia Demokratike. Në një deklaratë Partia Demokratike ka bërë me dije se i është vendosur tritol banesës së Vendim Demajt, nënkryetarit të Bashkisë Kamzë.

Pas kësaj deklarate ka ardhur dhe një reagim nga Policia duke thënë se shpërthimi ka ndodhur në një banesë në katin e tretë në pallatin në kthesën e Kamzës.

Policia në njoftimin e saj nuk ka thënë nëse banesa në të cilën ka shpërthyer tritoli është e Demajt apo jo, pasi shton se ishte dhënë më qira tek shtetasi P.Gj.