AKTUALITET, 12 Tetor 2020, 17:30

Meta mesazh të fortë: Nëse nuk respektohet 5 qershori nuk do të çelen negociatat

Meta mesazh të fortë: Nëse nuk respektohet 5 qershori nuk do


Presidenti i Republikës, Ilir Meta në një reagim të fundit ka shpjeguar arsyet, përse bëri koalicion me Partinë Socialiste në prill të vitit 2013.

Gjithashtu në statusin e tij të publikuar në rrjetet sociale Meta thekson se nëse marrëveshja e 5 qershorit nuk do të respektohet atëherë sipas tij nuk do të ketë çelje negociatash.

“Pa respektimin e marrëveshjes konsensuale të 5 qershorit nuk ka çelje negociatash”, shkruan Meta.

POSTIMI:

Për të gjithë ata që më pyesin pse bëra koalicion me Partinë Socialiste në prill të vitit 2013, kam një kujtesë nga fjala ime e mbajtur në 5 maj 2013, Ditën e Shenjtë të Dëshmorëve, para familjarëve të tyre dhe veteranëve, ku kam bërë thirrje publike të votoheshin urgjent para zgjedhjeve parlamentare, Ligji për Gjykatën e Lartë, Ligji i Nëpunësit Civil dhe Reforma Parlamentare, tre kushte të Bashkimit Europian, që mbaheshin peng nga Kryemashtruesi i Sektit “Rilindje”.

Në 30 maj 2013 isha po unë që e detyrova Kryemashtruesin e Sektit “Rilindje” t’i votonte në Kuvend:

Ligji për Gjykatën e Lartë me 108 vota pro

Ligji i Nëpunësit Civil me 107 vota pro

Reforma Parlamentare me 108 vota pro.

Tani është koha t’i lerë mashtrimet ordinere dhe të kuptojë njëherë e mirë se pa respektimin e Marrëveshjes konsensuale të 5 Qershorit nuk ka çelje negociatash.