TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Nga Jorida Tabaku
Kam pasur bindjen që në shkurtin 2018 kur në emër të PD ftova në interpelancë Ministrin e Energjitikës për inceneratorët, se sa më shumë të gërmosh aq më shumë prova zbulon për këtë krim korruptiv. Përmbledhtazi duhet të shpjegoj faktet përballë shpikjeve;
- Një kompani guackë me qendër në parajsa fiskale pa asnjë ditë eksperiencë në fushën e mbetjeve dhe në shkelje të çdo ligji për prokurimet sot duhet të kishte mbyllur gojën, por del dhe flet për një koncesion që paguhet me paratë e buxhetit sikur t’i kish paratë personale.
- Skema përmes së cilës mbetjet e Durrësit u dërguan në Inceneratorin e Tiranës është tipike mafioze. Siç edhe investgimi i BIRN zbulon, fillimisht qeveria kërcënoi dhe detyroi mbylljen e vend-depozitimit të Porto Romanos, pastaj e mbyti qytetin në plehra ndërsa i bënte bashkisë presion që këto mbetje të dërgoheshin tek inceneratori Tiranës. Sipas vetë përllogaritjeve të bashkisë Durrës, në 5 vitet e ardhshme kostot për këtë lëvizje të detyruar nga qeveria-PPP janë rreth 14 mln euro.
- Nëse vëllezërit tanë nga Kosova gjatë fatkeqëssië së tërmetit erdhën dhe madje paguan taksën e Rrugës së Kombit për të sjellë ushqime dhe njësi shpëtimi, qeveritarët që fshihen pas inceneratorëve e taksuan bashkinë e drobitur të Durrësit me 24 euro për ton për lëvizjen e inerteve. Fytyra e vërtetë e atyre që edhe në tragjedi bëjnë biznesin e preferuar, rrjepjen e shqiptarëve.
- Sot e kësaj dite inceneratori i Tiranës po manaxhon plehrat e Durrësit ndërsa qytetarët e Durrësit shumë shpejt do të vuajnë mbi kurriz rritjen e tarifave të pastrimit. Shifrat e buxhetit flasin vetë
- Sakaq, sipas të dhënave të ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, kompania e inceneratorëve duhet të investonte për periudhën 2018-2019 vlerën e 93 mln eurove por në të vërtetë ajo ka investuar vetëm 12 mln euro (12% të vlerës që duhet të kishte investuar).
Së fundi por jo nga rëndësia, banorët dhe bizneset e Tiranës shohin shtrenjtimin me mbi 30% të tarifës së pastrimit vetëm nga kjo PPP. Një biznes I vogël paguan 1500 lekë më shumë, një biznes i madh paguan 7500 lekë më shumë ndërsa bizneset e mesme paguajnë 11 mijë lekë më shumë. Vetëm biznesit tarifat I janë rritur 15% pa përllogaritur kostot për qytetarët e Tiranës të cilët praktikisht vidhen dy herë, në fillim nga paratë e buxhetit të shtetit që shkojnë për inceneratorin e Tiranës (vlera totale 400 mln euro) dhe së dyti nga tarifa e rritur abuzivisht që shkon po për inceneratorin e Tiranës. Me të dy duart në xhepat e varfër të shqiptarëve.
Prandaj nuk përbën ndoshta habi, ngatërrimi i administratores së kompanisë pas të cilës fshihen pronarët Mireli-Ahmetaj-Rama, e cila nuk dallon dot ende se kush janë paratë e shqiptarëve dhe kush ato të kompanisë së inceneratorëve. Ajo na tregon se si tanimë haptazi qeveria-PPP dhe anëtarët e saj nuk po bëjnë më dot dallim se kush janë paratë e tyre dhe kush të shqiptarëve.