TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Lulzim Basha ka theksuar se një nga targetet që do të ketë nëse vjen në pushtet është goditja e aferës së grabitjes me koncesionet e inceneratorëve.
Edi Rama dëgjon vetëm zërin e oligarkëve të tij që kërkojnë para për inceneratorët. Me çfarë i ushqejnë fëmijët shqiptarët që janë braktisur prej muajsh pa asnjë burim të ardhurash? Po bëhet 1 vit nga tërmeti, qytetarët janë ende në çadra, në shtëpi të rrënuara që rrezikojnë t’i zënë poshtë.
Paratë e inceneratorëve do të gjurmohen kudo që kanë shkuar dhe do t’u kthehen shqiptarëve.
Ata që bashkë me pushtëtarët janë pjesë e aferës së inceneratorëve, do të përfundojnë në gjykatë. Kjo nuk është vetëm një aferë korruptive. Është një aferë edhe më kriminale, aferë e pastrimit të parave të pista. Është një nga testet më madhore për drejtësinë e re.
Si shumica e medias, edhe drejtësia është nën prsionin për të mos vepriar. Pas 25 prillit do të çlirohen të gjithë dhe do të hetohet pas asnjë presion dhe ndërhyrje. Shqetësimi im është fikja e ekraneve dhe e mediave sa herë që afera e inceneratorëve përmendet.
Deri tani 75 milionë euro dhe dhjetëra miliona euro janë paguar gjatë pandemisë. Këto do të kishin mjaftuar për të ndihmuar me mijëra familje për të dalë nga kriza u shpreh Basha.