AKTUALITET, 12 Tetor 2020, 15:27

“Rama keqmenaxhoi krizën”, Basha: Përgjegjësia nuk do jetë vetëm politike, por edhe penale

“Rama keqmenaxhoi krizën”, Basha: Përgjegjësia nuk do


Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha u shpreh se asgjë nuk mund ta shpëtojë kreun e qeverisë nga përgjegjësia që ka për keqmenaxhimin e krizës së pandemisë. Basha e cilësoi Shqipërinë so të vetmin vend në rajon që në kohë sfidash i çoi paratë te një grusht njerëzish. Basha tha se krahas përgjegjësisë politike, kryeministri do të mbajë edhe përgjegjësi penale.

“Asgjë nuk mund ta justifikojë apo shpëtojë Ramën nga përgjegjësia që ka për keqmenaxhimin e krizës së pandemisë. Për mos mbajtjen e premtimeve, për tenderat sekret, etj, të njëjtën gjë bëri edhe me tërmetin. Asgjë se shpëton nga përgjegjësia para qytetarëve. Jemi i vetmi vend në rajon që në kohë sfidash paratë e shqiptarëve i con te një grusht njerëzish…Në kushtet e neglizhencës e shpërfilljes, mosdëgjimit të zërit të njerëzve, ju siguroj që përgjegjësia nuk do të jetë politike, për të ciliën do të përgjigjet një më një, por edhe penale. Këtë unë ju garantoj sot” u shpreh Basha.