AKTUALITET, 31 Janar 2018, 23:24

Shikoni si ndryshon mimika e ministres Gjoni gjatë debatit në Opinion

Shikoni si ndryshon mimika e ministres Gjoni gjatë debatit në Opinion

Nëse ka një gjë për të cilën duhet përshëndetur gjatë debatit të ashpër për ektradimin e Nazer Seitajt, ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, ajo është komportimi i saj si aktore. Simpatike, e qetë, me një ton të butë dhe me shumë politesë (lutjet e herë pas hershme: a mund të flas pa u ndërprerë), ajo është munduar të përballojë një skandal që i rëndon shumë kësaj mazhorance. Lapsi.al e ka ndjekur hap pas hapi mimikën e saj që nuk e tradhëtonte kurrë dhe arrinte të mbante një buzëqeshje konstante, me përjashtim të momenteve kur Alibeaj akuzonte Ramën se qëndronte pas këtij makinacioni që tenton të mbyllë dosjen Tahiri.