AKTUALITET, 31 Janar 2018, 23:08

Akademia e arbitrimit jep frytet e para, diplomohen 75 arbitra të rinj

Akademia e arbitrimit ka qenë një prioritet absolut i FSHF-së, dhe ditën e sotme ka dhënë frytet e para. 75 të rinj e të reja nga Tirana dhe qytete të tjera janë diplomuar sot në përfundim të dy fazave trajnuese të tyre që ndoqën në teori dhe praktikë nga lektorë të ndryshëm.

akademia-e-arbitrimit-2018-white-dream

Një klasë e re arbitrash tashmë në dispozicion të Kolegjiumeve të gjykimit, produkt tërësisht i Shkollës së Arbitrimit.

U realizua edhe ceremonia e ndarjes së diplomave, për 75 kursantët e rinj, prej të cilëve 10 ishin vajza.

aa0405

Në këtë vit të parë të akademisë së Arbitrimit u arrit që në të katër grupet e trajnimit qe u zhvilluan të ishin prezent 75 aplikantë të moshave nga 14 – 24 vjeç.

Prezent në ceremoninë e shpërndarjes së diplomave ishte edhe Presidenti i FSHF-së, Armand Duka i cili inkurajoi të gjithë pjesëmarrësit, të rinjtë dhe të rejat që ndoqën këtë kurs dhe nisën tashmë një karrierë më vete, atë të arbitrimit, teksa përpara arbitrave të rinj theksoi:

dUKA

“Tashmë prej shumë vitesh edukimi i të gjitha niveleve të arbitrave realizohet sipas standardeve qe kërkon UEFA dhe FIFA. Akademia e Arbitrimit, është një shkolle e re e hapur së fundmi për të gjithë ata të rinj dhe të reja që duan të fillojnë dhe të vazhdojnë profesionin e vështirë, por shume të bukur të arbitrit. FSHF ka këmbëngulur dhe do të vijojë të angazhohet fuqimisht në të ardhmen për të rritur në maksimum cilësinë e gjykimit në vend. Desha të evidentoj edhe punën e mirë të koordinatorit të projektit Sokol Jareci, të vetë z.Kastrati, z.Brahja, por edhe lektorëve të ndryshëm që ju kanë asistuar gjatë ditëve të trajnimit apo edhe referimit. Urimet më të mira. Akademia e Arbitrimit do të pasojë çdo vit me funksionin e saj, gjithmonë në shërbim të pjesës së arbitrimit”.