AKTUALITET, 9 Prill 2020, 18:20

Rritet sërish numri i viktimave nga koronavirusi, 610 të vdekur në 24 orët e fundit në Itali

Rritet sërish numri i fataliteteve nga koronavirusi në Itali.

Gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë 542 persona me COVID-19 (dje ishte 542), duke e çuar numrin në total në 18,279. Italia vazhdon të ketë numrin më të lartë i fataliteteve në botë, e ndjekur nga SHBA-të (15,755) dhe Spanja (15,238).

Sipas Mbrojtjes Civile të Italisë, në rang kombëtar nga nisja e epidemisë numërohen rreth 143,626 persona të infektuar nga ky virus vdekjeprurës (vendi i tretë në botë, pas SHBA-ve dhe Spanjës). Rritja nga dje është +4,204 (një rritje e lehtë nga marta, kur ishte +3,836)

Janë 28,470 persona të shëruar nga fillimi i pandemisë, me një rritje të lehtë nga dje (26,491).

Aktualisht, janë 96,877 të sëmurë aktivë me koronavirus në Itali, 3,605 prej tyre në gjendje kritike.

Në total në botë deri tani regjistrohen 1,548,888 të infektuar, me 91,622 vdekje dhe të shëruar 344,596.

Numrin më të madh të infektuarve në botë e kanë Shtetet e Bashkuara me  439,069 raste (15,755 vdekje), e ndjekur nga Spanja (152,446 raste/ 15,238 vdekje).

/TPZ.al/