AKTUALITET, 9 Prill 2020, 16:47

Ekspertët e shëndetit në Kanada me shifra të frikshme: Ja sa viktima mund të kemi deri në fund. Vendi po përballet tani edhe me…

Ekspertët e shëndetit në Kanada me shifra të frikshme: Ja sa

Numri i vdekjeve në Kanada nga shpërthimi i koronavirusit ka shumë gjasa të shkojë midis 11,000 dhe 22,000 personave deri në fund të pandemisë.

Shifrat u raportuan të enjten nga zyrtarët të ministrisë së Shëndetësisë, të cilët folën për dy skenarë më të mundshëm.

Sipas ‘The Guardian”, zyrtarët ekspertë të shëndetit thanë në një konferencë se ata prisnin nga 500 deri në 700 viktima deri më 16 Prill. Numri i të vdekurve deri më tani është 435, raporton Reuters.

Sakaq, vendi gjithashtu po përballet me një krizë të madhe ekonomike.

Një rekord prej një milion kanadezësh humbën punën e tyre në mars nga pandemia e koronavirusit, tha agjensia e statistikave të vendit të enjten.

Ekonomistët – dhe kryeministri – kishin paralajmëruar se shifrat do të ishin të zymta. Justin Trudeau tha të Mërkurën:

“Do të jetë një ditë e vështirë për vendin. Ne po përballemi me një sfidë unike. Por unë e di s