TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i ka bërë sot thirrje qeverisë që ndihmojë dhe shqiptarët në Luginën e Preshevës, pasi dhe atje është përhapur COVID-19. Në një postim në mediat sociale, kreu i opozitës shkruan se qeveria duhet të ofrojë asistencë shëndetësore përmes personelit shëndetësor.
“Lugina e Preshevës po përballet me pasojat e COVID-19. Për situatën e veçantë ku ndodhen, i bëj thirrje qeverisë të ofrojë asistencë shëndetësore përmes personelit mjekësor. Ndihma për vëllezërit dhe motrat tona atje, është detyrim kombëtar dhe kushtetues”, shkruan Basha.
Serbia është një nga vendet më të prekura nga COVID-19 në Ballkanin Perëndimor, por qeveria atje ka marrë masa shtrënguese. Sipas mediave vendase dhe raporteve nga OBSH, Serbia është një ndër vende që po bën më shumë teste në rajon.